Senati francez refuzon rifillimin e Ligue 1

28 maj 2020 | 09:28

Senati francez refuzoi amendamentin, i cili do të lejonte Ligën e Futbollit, që të riniste kampionatin.

Dokumenti, i firmosur nga 72 senatorë, propozonte që zgjedhja për të mbyllur sezonin në fushë, të merrej vetëm nga ligat, natyrisht me detyrimin që të përdorej një protokoll sanitar i përshtatshëm.

Gjithsesi, ideja u hodh poshtë, duke dekretuar një tjetër humbje për presidentin e Lyon-it, Aulas. Ky i fundit e ka kaluar çështjen në Gjykatën Administrative, pasi me mbylljen e parakohshme të kampionatit, klubi i Lyon-it mbetet jashtë kupave të Europës për herë të parë në 20 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të hapen xhamitë dhe kishat anembanë vendit. Besimtarët…