Këshilltari i Pacollit: AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re

29 maj 2020 | 13:07

Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka thënë se AKR-ja do të jetë opozitë në Kuvendin e Kosovës.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, ka shkruar Zyberaj.

AKR-ja në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me dy deputetë, të cilët janë pjesë e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezantuesja dhe modelja italiane Belen Rodriguez sërish i ka dhënë…