Vdes talenti 18-vjeçar i Skënderbeut

31 maj 2020 | 09:22

Një ditë e zezë për futbollin shqiptar. Futbollisti i akademisë së KF Skënderbeu, Dorian Tahirllari, është ndarë nga jeta. 18-vjeçari para më shumë se një viti zbuloi se vuante nga tumor malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për ta kryer operacionin. Megjithatë, pavarësisht prej vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Katër civilë të armatosur ma automatikë u panë të rrinin…