Kabashi, Munishit: Edhe 20 vjet je trajner i Ballkanit

08 qershor 2020 | 12:33

Ballkani pas barazimit me Drenicën (0-0) e ka humbur pozitën e parë në renditjen tabelore.

Pavarësisht këtij fakti, presidenti Arsim Kabashi ka konfirmuar se Ismet Munishi do të vazhdon punën e trajnerit edhe nëse skuadra e Ballkanit nuk e fiton titullin.

“Baba i trajnerëve në shqiptari, edhe 20 vjet ka kontratë me Ballkanin, edhe nëse kurrë nuk bëhemi kampion. Krenar dhe falënderues për gjithçka që po jep për klubin e qytetit”, ka shkruar Kabashi në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka treguar formë të lartë pas rikthimit të futbollit…