Irani teston predhën e re me rreze 280 km (Video)
Irani tha të enjten se ka testuar me sukses një predhë të re në veri të Oqeanit Indian. Testimi u realizua ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë zgjatje të embargos së vendosur nga OKB ndaj Republikës Islamike, që skadon në tetor të këtij viti.
Edhe pse embargo duhet të hiqet pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, Uashingtoni u tërhoq prej saj me ardhjen në pushtet të presidentit Donald Trump.
Në videon e publikuar nga autoritetet ushtarake iraniane, shihet predha e vendosur mbi një makinë të tonazhit të rëndë që godet një anije në det të hapur.
Predha e re, me një rreze prej 280 km u testua në një zonë pranë ngushticës së Hormuzit. Më herët, Irani kishte deklaruar që kishte rritur ta çonte rrezen e veprimit të predhave detare deri në 700 km, por fuqitë ushtarake perëndimore thonë se shpesh këto shifra janë të tepruara.