Draxleri, besnik i PSG-së  

25 qershor 2020 | 12:56

Reprezentuesi i Gjermanisë, Julian Draxler ka marrë vendimin për të ardhmen. Ai ka zgjedhur të qëndrojë te Paris Saint Germain për të respektuar kontratën që skadon në vitin 2021 dhe më pas të largohet me parametra zero.

26-vjeçari ka marrë përsipër rrezikun që të mos luajë titullar, por duke parë që klubi nuk do të bëjë një merkato agresive lojtari mendon se do të ketë shanse edhe për të.

Në drejtim të tij nuk mungojnë ofertat që nga Arsenal, Tottenham, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, por duket se Draxler ka vendosur të qëndrojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër pacient nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin…