Martin zgjedhet kryeministër i ri i Irlandës

27 qershor 2020 | 15:23

Kuvendi i Irlandës e ka votuar për kryeministër politikanin Micheál Martin. Ai do të udhëheqë një koalicion që pritet të merret me luftimin e efekteve negative të koronavirusit në ekonomi dhe me marrjen e masave për mbrojtjen e klimës, siç ka kërkuar Partia e Gjelbër.

Partia e tij, Fianna Fail dhe partia Fine Gael, dy grupet mbizotëruese politike të qendrës së djathtë, që kanë dalë nga krahët e kundër të luftës civile të viteve të njëzeta, do të qeverisin së bashku për herë të parë. Koalicioni qeveritar do të jetë i përbërë nga tri parti.

Martin më parë ka shërbyer si ministër në disa ministri, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Tregtisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit.

Ai u përkrah nga 93 deputetë, ndërsa kundër zgjedhjes së tij në këtë pozitë votuan 63 kuvendarë, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar…