Spartak Moska interesohet për Vojvodën
06 korrik 2020
| 12:02
Pas klubeve italiane si Lazio, Torino e Atalanta, interesim për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda ka shfaqur edhe klubi i njohur rus Spartak Moska.
Vojvoda 25-vjeçar është nën kontratë me klubin e elitës belge Standard Liege. Mirëpo, ai po pritet të largohet këtë verë. Vojvoda ka kontratë me Standardin deri në verën e vitit 2023.



