Barça heq dorë nga transferimi i Neymarit
12 korrik 2020
| 13:53
Ylli brazilian i PSG, Neymar JR që një kohë të gjatë lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona.
“Marca” raporton se Barcelona është dorëzuar për transferimin e Neymarit për shkak të situatës ekonomike.
PSG-ja në anën tjetër janë të gatshëm t’i plotësojnë kushtet e Neymarit për ta mbajtur atë më gjatë në Paris.



