Chelsea kualifikohet në finale të Kupës së Anglisë

19 korrik 2020 | 23:23

Chelsea ka fituar pa shumë probleme 1-3 Manchester United në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.

“Blutë e Londrës” zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë edhe pse golin e gjetën vetëm në minutat e shtesës së kësaj pjese me francezin Giroud. Pjesa e dytë nisi aty ku ishte mbyllur e para, me Chelsea-n që shënoi sërish, këtë herë me Mount.

Manchester nisi të reagonte, por atëherë kur pritej goli i shkurtimit të diferencës, kapiteni Maguire shënoi në portën e tij. “Djajtë e kuq” shënuan golin e nderit me Bruno Fernandes.Chelsea do të diskutojë këtë trofe në finale me Arsenalin që mundi dje në mbrëmje Manchester Cityn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat kufizuese anti Covid pothuajse janë duke u respektuar në…