Reali rikonfirmohet klubi më i vlefshëm në botë

30 korrik 2020 | 16:55

Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i vlefshëm i futbollit në botë sipas raportit të fundit të përgatitur nga “Brand Finance”. Në një kontekst të rrënimit ekonomik dhe social, të shkaktuar kryesisht nga pandemia e Covid-19, vlera e Real Madridit si markë është ulur 13,8 %, në 1 419 milionë euro, por gjithsesi e ruajti pozicionin si më e madhja.

Klubi i bardhë, mjaft i fortë në industrinë e futbollit, ndiqet nga afër prej Barcelonës, që i rrëmben vendin e dytë Manchester Unitedit. “Sot dy marka spanjolle në botën e futbollit janë kryesuese. Sporti spanjoll është padyshim krenaria jonë, tregon fuqinë e kombit tonë”, ka thënë Teresa de Lemus, drejtoreshë menaxhuese e “Brand Finance”.

Pavarësisht se ka humbur këtë vit 13,8 % të vlerës së markës së tij, e cila tani është 1 419 milionë euro, Real Madridi është akoma marka më e fuqishme në futbollin botëror dhe rezultatet tregojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë, duke qenë se fitoi titullin e La Ligas këtë vit. “Los Blancos” e ka zgjeruar ofertën tregtare duke lansuar një markë inovacioni, “Real Madrid Next”, qëllimi i së cilës është të punuarit me ndërmarrje fillestare të orientuara nga teknologjia.

Real Madridi, gjithashtu, po përfiton mirë nga rrjetet sociale për ta rritur pjesëmarrjen e ndjekësve të tij.

Në “top-dhjetëshe” renditen:  Real Madrid (Spanjë), FC Barcelona (Spanjë), Manchester United (Angli), Liverpool (Angli), Manchester City (Angli), Bayern Munchen (Gjermani), PSG (Francë), Chelsea (Angli), Tottenham Hotspur (Angli), Arsenal (Angli).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili ka vendosur “rekord ditor” për rastet e reja të…