Xhaka: Me besim në vetvete dhe në këtë skuadër, mund të bësh gjithçka
03 gusht 2020
| 11:38
Arsenali fitoi të shtunën Kupën FA për edicionin 2019/2020, pasi e mposhti në finale Chelsean (2-1).
Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit dhe bëri një paraqitje të mirë për Arsenalin. Ai ka thënë se ky trofe është i rëndësishëm për të gjithë klubin.
“Çfarë sezoni! Me ulje dhe ngritje! Me besim në vetvete dhe në këtë skuadër mund të bësh gjithçka! Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, të gjithë klubin. Por, është, gjithashtu, për të gjithë që na kanë përkrahur! Faleminderit!”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social “Instagram”.



