Banorët e lagjes “Mati 1”në Prishtinë paralajmërojnë bllokimin e rrugës “Muharrem Fejza”

17 gusht 2020 | 23:08

Banorët e lagjes “Mati” në kryeqytet kanë paralajmëruar një protestë, ku përmes kësaj proteste planifikojnë të bllokojnë rrugën “Muharrem Fejza”.

Ky reagim i banorëve është bërë shkak infrastruktura rrugore ku sipas tyre është dëmtuar pothuajse e tëra.

Në një grup të krijuar në rrjetin social në facebook kanë krijuar një mundësi votimi se kush është për dhe kush kundër kësaj proteste.

Për pak orë mbi 100 persona kanë votuar për dhe asnjë kundër.

Qytetari i kësaj lagjeje Dren Shahini, ka thëne se jemi injoruar dhe përbuzur vazhdimisht nga Komuna.

Reagimi i Shahinit.

“Të nderuar banorë #MJAFT ËSHTË #MJAFT!

Kemi duruar e mirëkuptuar si asnjë lagje tjetër. Jemi injoruar e përbuzur vazhdimisht nga Komuna e kryetari! Për çdo problem duhet njëherë krejt mediat t’i njoftojmë pastaj pason reagimi i tyre. Siç e përjetoni çdo ditë, rruga “Muharrem Fejza” tashmë është krejtësisht e dëmtuar! #GROPAT PO NA KUSHTOJNË!

Na ka mbetur vetëm një mundësi: BLLOKIMI I RRUGËS SI REAGIM REVOLTE! A jeni për një PROTESTIM TË TILLË?”, ka shkruar Dren Shahini në këtë grup, që është banor i kësaj lagjeje dhe ndër më aktivët.

Ndryshe, kjo rrugë bashkë me ato lidhëse llogaritet që ka mbi 10 mijë banorë, ndërsa që shumë vite për shkak të ndërtimeve të ndryshme, banimi aty është tepër I vështirë. Ajo pjesë e stërngarkuar me gjithçka, që shumë vite është e pa rregulluar.

https://www.facebook.com/groups/2117486841903850

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi siguron një vend për në finalen e Europa League,…