Sot pritet shkarkimi i ministrit të MPB-së dhe kryeshefit të AKI-së

30 mars 2018 | 07:27

Nga burime të sigurta brenda qeverisë, gazeta “Epoka e re” ka marrë vesh se kryministri Ramush Haradinaj sot do ta shkarkojë nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kryeshefin i AKI-së, Driton Gashi.

Burimet tona thonë se për këtë të fundit është konsuluar edhe me presidentin Hashim Thaçi, pasi ky vendim i tij nuk mund të bëhet pa miratimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Këto shkarkime do të ndodhin pas operacionit të djeshëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…