Flick e dëshiron Gotzen në Bayern

23 shtator 2020 | 14:02

Trajneri i Hansi Flick e dëshiron në skuadër Mario Gotzen, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Bayernit, por që nuk arriti të dëshmohet dhe vendosi të rikthehet në Borussia Dortmund.

Flick dhe Gotze kanë histori të mirë së bashku, pasi e fituan Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014. Aktualisht Mario Gotze është lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës së tij me Dortmundin.

Nga Bayerni janë larguar Coutinho, Thiago, Perisiq dhe Odriozola, por mund të largohen edhe Martinez dhe Alaba.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci ka postuar në…