Abrashi sot rrëfen para deputetëve për marrëveshjen në Uashington
06 tetor 2020
| 08:18
Sot në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. Në këtë komision sot do të raportojë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Ministri Abrashi do të raportojë para deputetëve të këtij komisioni rreth marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja, mes të tjerash, përfshinë ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore janë këto dy çështje për të cilat Abrashi është ftuar që të raportojë në këtë komision.



