Ahmeti: Fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do të fillojë zbatimin që nga sot
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do ta fillojë zbatimin që nga sot.
Ai në një postim në “Facebook” shkruan se çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.
Ai ka publikuar edhe vjegëzën ku mund të aplikohet.
“Aplikimi është i thjeshtë, vjegëza në vazhdim ju dërgon në faqen ku duhet t’i plotësoni të dhënat e kërkuara.
Vjegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/. Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.
Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë për mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja dhe përdoren për ju”, shkruan ai.