Aliu i Vetëvendosjes: Do ta pamundësojmë prezencën e Driton Selmanajt në Kuvend

18 dhjetor 2020 | 12:59

Ushtruesi i detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se do ta pamundësojnë mbajtjen e seancës së Kuvendit nëse sërish do të shkojë aty zëvendëskryeministri Driton Selmanaj

Aliu ka thënë se aty duhet të jetë kryeministri Avdullah Hoti për të dhënë llogari.

“Selmanaj konsideron që çështja e të pagjeturve është ezuaruar dhe madje ka deklaruar se është lodhur me këtë çështje”, ka thënë Aliu.

Më tutje, ai ka thënë se Selmanaj ka shkuar me vetëdije në sallë duke e ditur paralajmërimin e tyre se do të kundërshtojnë prezencën e tij.

“Hoti duhet të vijë në seancën e re dhe të ballafaqohet për Ujmanin. Por, nëse vjen Selmanaj ata e dinë reagimin tonë, ata e dinë me çka do të ballafaqohen. Zgjidhja është të vazhdojë seanca pa Driton Selmanajn. Derisa të jetë Selmanaj në sallë do të ketë reagim nga grupi parlamentar i LV-së. Ne do të qëndrojmë aty dhe do ta pamundësojmë mbajtjen e seancës”, është shprehur Aliu, duke shtuar se koalicioni qeverisës po dështon të miratojë ligje në mungesë të shumicës së thjeshtë parlamentare.

“Vetëm 34 vota sot i ka e ashtuquajtura shumicë, ndërsa qeveria s’është thuajse kurrë prezente në Kuvend. Këta po dështojnë të sjellin ligje dhe po e dëmtojnë vendin çdo ditë me qeverisjen e dobët të tyre”, është shprehur Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka pasuri të shumta. Ka tokë flori. Ka vende…