Kjo është mosha e dhjetë personave që ndërruan jetë nga Covidi
22 dhjetor 2020
| 15:29
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e dhjetë peronave që kanë ndërruar jetë nga Covidi në 24 orët e fundit sillet nga 49 deri në 81 vjeç.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren tri raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë dy raste (67, 63 vjeç), Drenas një rast (68 vjeç), Gjilan një rast (71 vjeç), Obiliq një rast (75 vjeç), Skenderaj një rast (49 vjeç), Suharekë një rast (69 vjeç)”, ka njoftuar IKShKP-ja, raporton “Epoka e re”.



