Interi e dëshiron yllin e Liverpoolit

28 dhjetor 2020 | 11:25

Interi thuhet se është i gatshëm të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi në janar.

“Il Corriere dello Sport” pretendon se Interi po kërkon një alternativë të re për sulmin dhe Origi përmendet si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Romelu Lukaku kur të paraqitet nevoja.

Liverpool: Fans fume at Divock Origi after his performance during Shrewsbury Town affair | The Transfer Tavern

Gazeta raporton se Origi mund të ndihmohet nga fakti që shoku i tij i skuadrës nga Belgjika është në “Giuseppe Meazza”. Origi luajti vetëm ndeshjen e tretë këtë sezon kundër West Bromwich Albionit të dielën dhe 25-vjeçari dëshiron më shumë kohë loje nga janari.

Një largim nga Liverpooli thuhet se është një mundësi konkrete, pasi ish-sulmuesi i LOSC Lille ka nevojë për minuta përpara Euro 2020. Kontrata e Origit skadon në qershor të vitit 2024 dhe vlera e tij aktuale e tregut përcaktohet në 16 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HAJDIN MORINA   TË JESH PREJ REÇAKUT   Të jesh…