Priten sanksione të reja ndaj Rusisë

16 prill 2018 | 22:39

Shtëpia e Bardhë ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, për mbështetjen ndaj Presidentit Bashar al-Assad në luftën civile 7-vjeçare dhe në përdorimin e armëve kimike.

Sarah Huckabee Sanders, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se vendimi do të merret në të ardhmen e afërt.

Të dielën, Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, la të kuptohet se vendimi për sanksione të reja është marrë tashmë.

Ajo tha në një intervistë për televizionin CBS NEWS, se Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin “ka për t’i njoftuar sanksionet e reja të hënën dhe se sanksionet do të prekin drejtpërdrejt kompanitë që kanë lidhje me pajisjet që janë përdorur për armët kimike të Assadit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas paralajmërimit të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga…