Roma nuk lejon triumfin e Interit në ‘Olimpico’

10 janar 2021 | 14:29

AS Roma nuk e ka lejuar Interin që të marrë tri pikët e plota në ndeshjen derbi të zhvilluar sot në “Olimpico”, pasi pak minuta para fundit e barazoi rezultatin në 2-2.

Në minutën e 17-të, Lorenzo Pellegrini shfrytëzoi një asistim të Henrikh Mkhitaryan për të kaluar vendasit në epërsi 1-0. Në fillim të pjesës së dytë Interi e përmbysi epërsinë e Romës me golat e Milan Skriniar dhe Achraf Hakimi, por katër minuta para fundit të ndeshjes Gianluca Mancini realizoi për 2-2.

Interi pas kësaj ndeshje është në pozitën e dytë me 37 pikë, kurse Roma e treta me 34 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika feston sot 79-vjetorin e lindjes.…