Rastet e fundit me Covid janë nga këto komuna

30 janar 2021 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orën e fundit janë konfirmuar edhe 285 raste të reja me Covid-19.

Komuna e Prishtinës prinë me numrin në më të madh të rasteve me të infektuar, pas saj vjen Komuna e Prizrenit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 140 raste, Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skenderaj.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe pesë raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…