Kahn kritikon Lewandowskin

26 prill 2018 | 12:16

Ish-portieri i Bayern Munchen, Oliver Kahn ishte shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të Bayernit të cilët nuk arritën të ruanin avantazhin krijuar me anë të Joshua Kimmich.

Kahn ishte kritik ndaj disa prej lojtarëve të skuadrës së Jupp Heynckes e në veçanti ndaj Robert Lewandowski.

“Ishte një ndeshje që prodhoj shumë raste. Por këto raste duhet të shfrytëzohen nga sulmuesit. Lewandowski nuk ishte në nivelin e kërkuar. Në ndeshje e pashë shumë pak të krijonte. Ai duhet të tregoi që është një sulmues i madh pikërisht në këto takime. Mendoi që ai nuk e ka justifikuar asnjëherë këtë gjë në ndeshje të mëdha”, ka thënë Kahn.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka vendosur në favor të Postës…