Mercenari rus që kishte humbur syrin gjatë luftës në Kosovë, ndërron jetë nga Covidi

19 mars 2021 | 22:28

Mercenari rus, Albert Andijev pas infektimit me Covid-19, ka vdekur në Spitalin e Batajnicë të Serbisë.

Siç raportojnë mediet serbe, Andijev me origjinë nga Osetia e Jugut, më 5 maj 1999 gjatë luftimeve në Suharekë, ishte plagosur rëndë nga ushtarët e UÇK-së në syrin e djathtë dhe për pasojë e kishte humbur atë.

Pas luftës në Kosovë, ai kishte qëndruar për të jetuar në Vlastonicë të Serbisë. Ai u martua me një serbe dhe ka lënë pas vetës një djalë. Disa vjet më vonë, familja e tij u transferua në Beograd.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të…