Zemaj për VV-në: Mund ta kthejë Kosovën në pushtet totalitar
20 mars 2021
| 00:40
Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, njëherësh edhe deputet në ardhje nga LDK’ja, ka thënë se qeverisja e ardhshme mund ta sjellë vendin në “pushtet totalitar”.
Zemaj këto komente i ka bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’ Ai ka thënë se është e dëmshme për demokracinë që pushteti të jetë në dorën e vetëm një subjekti politik.
“Pse nuk është zgjedh shefi i AKI’së? Sepse nuk ka pasë dakordim mes presidentit dhe kryeministrit. Është njëfar puro kapje e pushtetit, që mund ta kthejë Kosovën në pushtet totalitar. Nuk dua ta shohë Kosovën në dorën e vetëm një subjekti politik”, ka deklaruar ai.



