Filloi ndeshja Kosovë – Suedi
28 mars 2021
| 20:45
Ka filluar ndeshja kualifikuese e Botërorit “Katari 2022” mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Suedisë.
“Dardanët” e fituan miqësoren kundër Lituanisë (4-0) dhe sonte synojnë të nisin me këmbë të mbarë kualifikueset, ndonëse përballë e kanë një kundërshtarë të frikshëm që në radhët e saj e ka një lojtar të kalibrit botëror si Zlatan Ibrahimoviq.
Kosova për këtë ndeshje ka disa mungesa në mesin të cilëve kapitenin Amir Rrahmani dhe Valon Berishën.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Ujkani; Kololli, Aliti, Vojvoda, Hadergjonaj, Kryeziu, Halimi; Zeneli, Celina, Rashica; Muriqi.
Suedia: Nordfeldt; Lustig, Lindelof, Helander, Augutinsson; Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson; Isak, Ibrahimoviq.
/Epoka e re/