Zyrtare: Këta janë ekspertët për të cilët Kurti nënshkroi memorandum me një OJQ

29 prill 2021 | 15:44

Një Organizatë Jo-Qeveritare [OJQ] e quajtur Grupi Hulumtues për Politika në Ballkan ka njoftuar publikun se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë më 22 prill – për të përcaktuar modalitetet dhe angazhimin e “ekspertëve të jashtëm” për procesin e dialogut me Serbinë.

Ashtu siç edhe përflitej në opinion dhe media, pjesë të saj si “ekspertë” do të jenë Veton Surroi, Bernard Nikaj dhe pritet të bëhet edhe Blerim Shala.

Përveç tyre, aty do të jenë edhe Leon Malazogu, Robert Muharremi dhe Muhamet Mustafa.

Kjo tashmë është nënshkruar nga kryeministri Kurti, përkundër qëndrimeve të tij kontraverse ndaj disa prej personaliteteve në të kaluarën.

“Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekpertizë, mbështetje profesionle dhe pëmbajtësore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog. Expertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan.” – thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Ata kanë paralajmëruar se edhe ekspertë të tjerë mund të ftohen “varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut.”

Kryeministri Kurti kishte zhvilluar shumë takime me ambasadorin norvegjez, megjithëse asnjëherë nuk ishte folur për këtë grup ekspertësh për të cilën kjo ambasadë ka dhënë kontributin e saj.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për publikun

Prishtinë, 29 prill 2021

Grupi për Ballkan (BPRG) vazhdon të ofrojë mbështetje për institucionet e Republikës së Kosovës në fushat thelbësore të shtet-ndërtimit, për forcimin e institucioneve dhe politikëbërjen, reformat që ndërlidhen me agjendat evropiane, zhvillimin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin politik.

Në frymën e këtyre përpjekjeve, Grupi për Ballkan ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë më datën 22 prill 2021. Ky memorandum përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen me dialogun.

Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekpertizë, mbështetje profesionle dhe pëmbajtësore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog. Expertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan.

Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut.

Ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”.

Sinqerisht,

Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv

Grupi për Ballkan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar…