Parashikimi i motit për nesër

22 maj 2021 | 19:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë celsius, Shqipëri 31 gradë celsius, Mal të Zi 28 gradë celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sipas raportit të punës për datën 22 maj 2021, 214…