Villarreal fito Europa League pas ekzekutimit të 22 penalltive

27 maj 2021 | 00:15

Për herë të parë në histori, Villarreali fiton një titull të rëndësishëm europian, Europa League. Në finalen e madhe të këtij kompeticioni, spanjollët mposhtën Man. United pas lotarive të penalltive teksa 120 minuta lojë u mbyllën 1-1.

Ndeshja e luajtur me tifozë në “Gdansk” të Polonisë nisi më mirë për spanjollët që tentuan dhe sulmuan menjëherë dhe në 29’ u shpërblyen me një gol nga Gerard Moreno. Të shokuar, “Djajtë e kuq” u hodhën në sulm por pjesa e parë u mbyll në avantazh për nëndetësen e verdhë.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte në ofensivë totale e Man. United që arrin të barazojë falë Edinson Cavanit në minutën e 55’ dhe goli rriti presionin ndaj Villarreal. Skuadra e Solskjaer u mundua me çdo mënyrë por nuk ia arriti të shënonte dhe skuadrat shkuan në shtesa, dy pjesë nga 15 minuta që nuk e ndryshuan rezultatin dhe në fund vendosi lotaria e penalltive.

Edhe te penalltitë kishte një balancë të madhe ku duhej të ekzekutoheshin plot 22 penallti për të nxjerrë fituesin dhe De Gea ishte ai që gaboi penalltinë e fundit. Për Villarreal vjen trofeu i pare por duhet theksuar se Unai Emery e fiton për here të katërt si askush më pare Europa League-n.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndryshim i papritur dhe tejet befasues ka ndodhur në…