Phoenixi barazon serinë e fitoreve me Lakersat, fitojnë Clippersat dhe Brooklyni
NBA vijon me fazën “play-off”, ku emocionet dhe surprizat nuk mungojnë. Barazohet 2-2 seria e ndeshjeve mes lakersave dhe Phoenixit, me këtë të fundit që fitoi me rezultat 100-92.
Të gjithë titullarët e Phoenixit realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Pauli me 18 pikë e Crowderi më 17 pikë. Te lakersat Davisi realizoi vetëm 6 pikë, pasi u dëmtua dhe la para kohe fushën, ndërsa LeBron James realizoi 25 pikë. Barazim 2-2 edhe në përballjen mes clippersave dhe Dallasit, me kalifornianët që fituan 106-81 jashtë fushe.
Leonardo bëri diferencën në fushë me 29 pikë e 10 rebounde, mbështetur edhe nga George me 20 pikë. Në Lindje, Brooklyn është pranë gjysmëfinaleve pas fitores 141-126 ndaj Bostonit dhe udhëheq 3-1 serinë.
Ndeshje e dominuar nga Netsi, ku “big three” (Durant, Harden, Irving) realizuan së bashku 103 pikë. Po 3-1 udhëheq edhe Atlanta, që sot mundi 113-96 New York. Young me 27 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit.
Konferenca e Lindjes – “Play-off”
Philadelphia – Washington (2-0)
Brooklyn – Boston 141-126 (3-1)
Milwaukee – Miami (3-0)
New York – Atlanta 96-113 (1-3)
Konferenca e Perëndimit – “Play-off”
Utah Jazz – Memphis (1-1)
Phoenix – Lakers 100-92 (2-2)
Denver – Portland (2-1)
Clippers – Dallas 106-81 (2-2)