Kosova triumfon ndaj Maltës
04 qershor 2021
| 19:55
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Maltës (1-2), e cila u zhvillua sot në Austri.
Në minutën e 19-të, Milot Rashica shënoi golin e parë pas asistimit të Lirim Kastratit. Malta e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, me anë të Shaun Dimech.
Fitoren “dardanëve” ia siguroi Milot Rashica, i cili realizoi në minutën e 84-të.
Kjo është miqësorja e dytë në këtë muaj që “dardanët”, e fitojnë. Në miqësoren e parë triumfuan ndaj San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 4-1.
/Epoka e re/