Sulmet ndaj Faik Fazliut, Shala: Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti!

07 qershor 2021 | 11:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka quajtur akt të shëmtuar sulmin e djeshëm ndaj invalidit të luftës së UÇK-së, Faik Fazliu.

Ai ka thënë se zyrtarët e Vetëvendosjes tashmë kanë filluar t’i përdorur mekanizmat shtetëror për t’i sulmuar njerëzit e UÇK-së.

“Sulmi i djeshëm ndaj luftëtarit e invalidit të luftës së UÇK-së , Faik Fazliu, është një akt i shëmtuar, akt të cilit i kanë paraprirë sulmet verbale nga akterë të ndryshëm të Qeverisë Kurti. Duke mos u mjaftuar nga akuzat, shpifjet e ofendimet, tanimë ata kanë filluar të përdorin edhe mekanizmat shtetëror për të vazhduar fushatën e tyre Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik, i përfshirë…