Tahiri: Fadil Vokrri mbetet orientimi se si duhet ndjekur ëndrrat dhe rruga e suksesit
09 qershor 2021
| 16:55
Legjenden e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka kujtuar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri.
Sipas Tahirit, ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri mbetet orientimi se si duhet ndjekur ëndrrat dhe rruga e suksesit.
“Fadil Vokrri, legjenda e futbollit, tash tri vite u bë ylli i papërendueshëm! Në çdo rrugëtim, mbetesh orientimi se si duhet ndjekur ëndrrat dhe rruga e suksesit. Tashmë realitet, që shumë yje të ngritën e ta lartësojnë flamurin e shtetin”, ka thënë Tahiri.
/Epoka e re/