Haziri: Biden tha se krimet e luftës nuk falen, e as prishësit e paqes
09 qershor 2021
| 19:24
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutif Haziri, ka komentuar urdhrin e ri ekzekutiv të presidentit të ShBA-së, Joe Biden.
Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se krimet e luftës nuk do t’i falen askujt. E përveç kësaj nuk do të falën as prishësit e paqes.
“Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu!”, ka shkruar Haziri.



