Osmani priti në takim kryetaren e Kushtetueses, diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional
30 qershor 2021
| 17:20
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, të cilën e ka uruar për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim ndërinstitucional.
Më tej, presidentja Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e kushtetutshmërisë si organ përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës.
Ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Caka-Nimani, ka theksuar se synon që të punojë për adresimin e sfidave me të cilat përballet gjykata.
Sipas saj, bashkëpunimi me institucionin e presidentit është i domosdoshëm për mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve.



