ShBA-ja kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

12 korrik 2021 | 11:35

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të angazhohen për të vendosur drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ambasada ka shkruar se duhet të dyfishohen  përpjekjet që të gjithë personat përgjegjës për këto vepra të mbajnë përgjegjësi.

“Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Urdhërojmë angazhimin e Kosovës për dorëzimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale në kohën e luftës. Është koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për të mbajtur përgjegjësinë e të gjithë keqbërësve, pavarësisht nga sfondi, etnia, apo lidhjet politike”, ka vlerësuar ambasada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”,…