Veton Kabashi rikthehet te Istogu
Mbrojtësi Veton Kabashi është rikthyer në skuadrën e Istogut. Prezantimi i Kabashit do të behet të hënën kur edhe do të nënshkruaj kontratë një vjeçare.
“Vetoni ka vendosur që ti refuzojë shumë skuadra të Superligës, vetëm e vetëm që ti bashkohet klubit të qytetit të tij, ku edhe i mësoi hapat e parë si futbollistë”, thuhet në njoftimin e Istogut, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plot i FC Istogu:
Istogu transferon super mbrojtësin Veton Kabashi!
Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me super mbrojtësin Veton Kabashi.
Të hënën do të prezantohet Veton Kabashi si lojtari më i ri i Istogut, ku edhe do të nënshkruajë kontratën një vjeçare.
Kabashi ishte kapiten dhe liderë i skuadrës së Flamurtarit për tetë vite me radhë, ku ishte lojtari më i dalluar në fazën e mbrojtjes.
Mbrojtësi Kabashi më përvojën e tij dhe me kualitetet e larta që i posedon do ti ndihmojë shumë skuadrës së Istogut, drejt arritjeve të objektivave në edicionin e ri 2021-2022!
Vetoni ka vendosur që ti refuzojë shumë skuadra të Superligës, vetëm e vetëm që ti bashkohet klubit të qytetit të tij, ku edhe i mësoi hapat e parë si futbollistë.



