E papritur, Griezmanni rikthehet në Atletico

31 gusht 2021 | 22:41

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shërbimet e sulmuesit Antoine Griezmann.

Francezi do huazohet te skuadra spanjolle me opsion blerje për 40 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Griezmann ka arritur marrëveshje me Atleticon për dy vite me opsion për një tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”. Ndërkohë, së shpejti pritet që edhe Barcelona ta huazojë Luuk de Jong nga Sevilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sunderland ka siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar, Leon Dajaku. Dajaku…