Raportohet se dy të vrarët në Pejë u gjuajtën mes vete
08 shtator 2021
| 22:09
Burime të gazetës “Epoka e re”, bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.
Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
Të njëjtat burime po ashtu bëjnë të ditur se i plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.



