Kryeministri kanadez shpalli zgjedhjet që rrezikon t’i humbë

14 shtator 2021 | 12:31

Zakonisht, politikanët që janë në pushtet priren për ta çuar vendin në zgjedhje, kur nuhasin se do të fitojnë ose të paktën që do t’iu shtohet përkrahja. Kështu ka shpresuar edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kur ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme. Tani duket se kjo s’ishte ide e mirë.

Fushata e zbehtë dhe zemërimi i publikut rreth mbajtjes së zgjedhjeve në pandemi po ia rrezikojnë gjasat për fitore politikanit që është në pushtet nga viti 2015, shkruan “Reuters”.

Trudeau vendosur që ta çojë vendin në zgjedhje në përpjekje për ta kapitalizuar menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, ku u përfshinë shpenzimet masive për t’i përkrahur individët dhe bizneset si dhe shkalla e lartë e vaksinimit.

Megjithatë, vetëm një javë para zgjedhjeve të 20 shtatorit, Liberalët nuk janë as afër 38-përqindëshit të përkrahjes publike, e cila nevojitet për shumicë në kuvend, dhe madje mund të humbin përballë Konservatorëve, të udhëhequr nga politikani jo fort i njohur, Erin O’Toole.

Trudeau ka thënë se i nevojitet një mandat i ri për ta marrë miratimin e kanadezëve për planin për nxjerrjen e vendit nga pandemia. Partia e tij ka planifikuar miliarda dollarë për shpenzime të reja rreth përkrahjes së ekonomisë, nëse i fiton zgjedhjet.

Në mesin e gushtit, kur u shpallën zgjedhjet, liberalët ishin para konservatorëve në sondazhe dhe dukej se po shkonin drejt fitores së lehtë. Megjithatë, gjërat ndryshuan shpejt dhe konsveratorët tash gëzojnë më shumë përkrahje se më herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pardje reperi Noizy ishte i ftuar në një eveniment të…