Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut mblidhen sot në Shkup

16 shtator 2021 | 09:13

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët qeveritare, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Para nisjes së seancës së përbashkët do të ketë ceremoni të pritjes zyrtare, takim kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Kurti si dhe takime bilaterale mes ministrave të dy qeverive.

Siç njoftuan dje nga Qeveria, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vendosur që automjetin zyrtar…