Lajçaku: Bislimi më tha se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetëror

17 shtator 2021 | 17:17

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimet që pati në Kosovë ishin të dobishme.

Ai para gazetarëve ka folur edhe për hapjen e arkivave dhe për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për të cilën tha se u keqkuptua në Kosovë.

“Bislimi më tha se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetëror”, ka treguar ai.

Lajçak për këtë çështje shtoi se s’ka pasur diskutime specifike në mes të Bislimit dhe Petar Petkoviqit nga pala serbe.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edisona Sadrija nga Demjani i Gjakovës, shpall të pavlefshme dëftesën…