Pandemia thuhet se varfëroi 100 milionë njerëz

12 tetor 2021 | 11:37

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka denoncuar pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

Kjo, sipas Guterresi, nënkupton se barra e pandemisë ka rënë kryesisht tek të varfrit. Për një panel të Fondit monetar ndërkombëtar, Guterresi ka thënë se 100 milionë njerëz ishin varfëruar që prej fillimit të pandemisë dhe 4 miliardë kishin vuajtur mungesën e mbështetjes sociale, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes së vendit të punës.

Një pabarazi e tillë, paralajmëroi Guterres, po krijonte terrenin e favorshëm për dhunë dhe konflikt.

Shefi i OKB-së i ka kërkuar shteteve të mbështesin strategjinë e vaksinimit të organizatës, që synon imunizimin e 70 për qind të popullsisë së çdo vendi deri në 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave do të zhvillohet në…