Basketbollisti i pa vaksinuar mund të luajë vetëm një ndeshje

08 nëntor 2021 | 12:56

Basketbollisti Kajri Irving, i përjashtuar përkohësisht nga skuadra e Bruklin Nets, pasi nuk është vaksinuar, mund të luajë të paktën një ndeshje të sezon në NBA. Ai mund të jetë i pranishëm në ndeshjen e “All Star Game”.

Irving, ashtu sikurse të gjithë lojtarët e federuar nga 30 klubet e NBA-së, mund të votohet për të marrë pjesë në ndeshjen e yjeve, që do të zhvillohet në shkurtin e ardhshëm në Klivlend. Gjithnjë nëse ai do të arrijë të marrë votat e tifozëve, gazetarëve dhe të vet basketbollistëve.

Votimi do të nisë pas disa ditësh dhe Irving do të jetë në listën e basketbollistëve që mund të votohen. Lojtari nuk ka kryer asnjë vaksinë anti-Covid, pasi nuk dëshiron ta kryejë atë. Për këtë arsye, Bruklin Nets vendosi ta nxjerrë përkohësisht nga grupi, deri në momentin që ai do të kryej vaksinën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i ShBA-së…