Berisha mungon ndaj Letonisë dhe Holandës
10 nëntor 2021
| 16:10
Kombëtarja e Norvegjisë ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit shqiptar Veton Berisha. Ky i fundit, pas formës së mirë te Vikingu, pranoi ftesën e Norvegjisë për ndeshjet e nëntorit por, fatkeqësisht, ka pësuar lëndim.
Norvegjia përmes një komunikate në “Twitter” bëri me dije se të dy futbollistët mungojnë shkaku i lëndimeve.
“Veton Berisha dhe Fredrik Bjorkan fatkeqësisht kanë pësuar lëndime dhe nuk do të luajnë ndaj Letonisë dhe Holandës. Zëvendësimet në skuadër nuk janë sjellë ende”, ka njoftuar klubi i Berishës.
Kujtojmë se te Norvegjia mungon edhe Erling Haaland, qendërsulmuesi që ka pësuar lëndim me Borussia Dortmundin dhe nuk rikthehet këtë vit.