Gucati: I kam pasur 27 operacione në këmbë, kam nevojë të operohem edhe një herë
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Specile, ka deklaruar se është i plagosur në këmbë, dhe se deri më tani ka kryer 27 operacione.
Gucati ka thënë se ka pasur t’i nënshtrohet edhe një operacioni vitin e kaluar, mirëpo “nuk pata fatin pasi erdha këtu në paraburgim në Holandë”.
Ndërsa avokati i Gucatit, Jonathan Rees, ka thënë se klienti i tij ishte plagosur gjatë luftës, derisa operacioneve u ishte nënshtruar në Shqipëri, Kosovë dhe Gjermani.
Duke ditur që Gucati ka probleme me këmbën e djathtë, Gjykata ia ka lejuar që në disa raste të ngrihet në këmbë.
Gucati po merret në pyetje si dëshmitar nga avokati i tij, Jonathan Rees. Ky i fundit e ka pyetur Gucatin që nga periudha kur kishte kryer shërbimin ushtarak në Jugosllavi, deri në ditët e sotme.
Gucati ka rrëfyer për periudhën e luftës në Kosovë, në fshatin Morinë të Skenderajt, kur një pjesë e banorëve ishte vrarë nga forcat serbe.