“Ballkani i hapur”, Rama, Zaevi dhe Vuçiqi: Marrëveshjet hyjnë në fuqi nga dita e sotme, nuk e presim BE-në
21 dhjetor 2021
| 14:28
Pesë marrëveshjet e firmosura sot në Tiranë në kuadër të “Ballkanit të hapur” do të hyjnë menjëherë në fuqi. Kështu kanë deklaruar tre liderët rajonal, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Do të jenë menjëherë pas nënshkrimit. Do të fillojë puna. Janë të menjëhershme” ka thënë Edi Rama.
Ndërsa presidenti serb ka thënë se është i vetëdijshëm për problemet e para që mund të dalin pasi të nisë zbatimi i këtyre marrëveshjeve.
Në anën tjetër, kryeministri Zaev ka thënë se marrëveshja e bujqësisë e nis zbatimin sot. “Ajo për tregun e punës në javët dhe muajt në vijim” ka thënë Zaevi.



