Kjo është pozita e Kosovës në renditjen e FIFA-s

23 dhjetor 2021 | 14:48

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, të fundit për vitin 2021.

Përfaqësuesja e Kosovës pozicionohet në vendin e 111-të në renditjen botërore, duke mos ndryshuar asnjë pozicion.

Ndeshja e fundit e “dardanëve” për këtë vit ishte ajo ndaj Greqisë në Athinë, ku barazuan me rezultatin 1-1.

Në shtator të këtij viti, Kosova e kishte shënuar ngritjen më të lartë në historinë e ekipit kombëtar në renditjen e FIFA-s, duke e zënë vendin e 109-të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten dorëheqjen…