Mori kartonin e parë të kuq me PSG-në, ky është reagimi i Ramosit
23 dhjetor 2021
| 16:55
Mbrojtësi Sergio Ramos u përjashtua në ndeshjen ndaj Lorientit pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda katër minutave. Në këtë ndeshje PSG-ja barazoi me Lorientin me rezultat 1-1.
Pas ndeshjes, spanjolli shkroi një mesazh në “Twitter” ku shpreh pendim për atë që ndodhi, por gjithashtu u përpoq të nxirrte një leksion pozitiv që të mos përsëritet më.
“Sot është një ditë e re për të mësuar. Nesër është një ditë e re për t’u përmirësuar. Gjithmonë duke parë përpara. Ne vazhdojmë!”, ka shkruar Ramos.



